• |
ide | kryesore

LSI u përgjigjet akuzave lidhur me dietat e deputetëve: Çdo muaj kemi disa shpërblime

Lajme, Të fundit
selia-LSI-3.jpg

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj iu përgjigjet akuzave lidhur me dietat e deputetëve të LSI.

Lidhur me akuzat e deklarimit të pasurisë për deputetët e LSI dy ditë me parë, nga të cilat vëreheshin shuma të mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve, deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj sqaron burimin e tyre.

E ftuar në emisionin Debati në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mehmetaj sqaron:

“Vetëm për të sqaruar,ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet. Dhe e kemi të gjithë njësoj. Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip djetash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë. Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë.”

3 Comments

  1. “Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë.” hahahahahahahaah
    Mire qe e di tpakten se kush eshte profesioni i saj…

  2. Do kishe P…. e satëme me te madhe se ajo qe merr. Çfarë profesioni ke ti apo akoma s’ke mbyllur ciklin arsimor. Qe te gjesh një pune ne profesion me pagese me te larte se 95.000 LEKE te duhet minimumi 4 – 5 vite eksperience. Ty akoma nuk te kane thëne puna e mbare moj Zonjushe, ti thua do te merrja me shume ne profesionin tënd a thua se do te shpikje rraketen dhe do te marrësh mbi 2.000$. Kështu është kur i mëson fëmijët me shume leke sepse me mbrapa do te harrojnë konceptin e vlerës se tij. U mësua kjo me shofer nga kuvendi, me trajtime, me dieta, me pagesa komisioni, me rroge 135000 LEKE te reja shkon diku tek 230000 LEKE te reja dhe i duket vlera e leku si hiç. Jo me përpara qe merrte dhe pagesa ekstra te fuste njerëzit ne pune, jo ndonjë drejtori e kishte si deputete nen kontroll dhe tani qe i kane hipur kalit kane frike te zbresin nga ai dhe flasin broçkulla. Hajde vend hajde, nuk i le te rinjtë rriten po i shtyn te behën te mëdhenj me mendësi te vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu