• |
ide | kryesore

Marrëveshja e vrasësit të Artan Cukut, 10 vite burg dhe tregon porositësin

Arkiva



Gjykata e Krimeve tw Rwnda miratoi akt marrwveshjen pwr vraswsin e komisarit Artan Cuku. Mikel Shallari pranon tw dwshmojw kundwr porositwsit tw vrasjes, Bledar Jambelli dhe kushwririt tw tij qw kreu rolin e ndwrmjetwsit dhe nw kwmbim do tw dwnohet me vetwm 10 vite burg.

Kërkesa për gjykim ndaj Mikel Shallarit, Bledar Jambellit e Kristaq Lecit, është dorëzuar në Gjykatë rreth dy javë më parë. Ndërsa mësohet se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça. Burime nga organi i akuzës thanë se Mikel Shallari, personi i vetëm që është arrestuar deri tani për vrasjen, ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Nisur nga këto rrethana, ai i shpëton burgimit të përjetshëm. Ndërsa dy personat e tjerë, Bledar Jambelli, në rolin e porositësit dhe kushëriri i Shallarit, Kristaq Leci në rolin e ndërmjetësit, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të gjykohen në mungesë.

Mikel Shallari, personi që u arrestua vitin e kaluar si i dyshuar për vrasjen e Artan Cukut, gjatë deklarimeve që ka dhënë para hetuesve ka treguar detajet e planit për kryerjen e vrasjes. Ai ka treguar se porositësin për vrasjen e Artan Cukut e kishte takuar përmes kushëririt të tij, i cili kishte thënë se po kërkonin dikë që nuk kishte probleme me ligjin dhe që të mos gjendej lehtë.

Për takimin me porositësin, Shallari ka rrëfyer se pasi ishin ulur në një lokal, ai e kishte urdhëruar mos ta shikonte në fytyrë. “Do të vras po ma përmende emrin. Mbaroje këtë punë”, i kishte dhënë urdhër porositësi.

Në vijim të planit, sipas Mikel Shallarit, atij i ishin dhënë 3500 euro parapagim dhe shuma prej 15 mijë eurosh kur të mbaronte porosinë. Në rrëfimin e tij, Shallari kujton se i ishin dhënë dy pistoleta dhe një makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *