• |
ide | kryesore

Motorë uji dhe muzika e lartë, Xhafaj: 5 masat që do merren për sezonin turistik

Lajme



Nga Orikumi, në çelje të sezonit turistik, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen, pasi është një periudhë shumë e ngjeshur.

Ai theksoi 5 pika që synojnë më shumë rend dhe siguri për qytetarët shqiptarë dhe turistët që do të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar: Shtimi i forcave të policisë, menaxhimi i trafikut rrugor, kontrolli i rreptë i motorëve të ujit, masat kundër zhurmave dhe përdorimit pa orar të muzikës, por edhe lehtësimi i hyrje-daljeve në kufi.

“Kemi forcuar masat për një kontroll shumë të fortë ndaj motorëve të ujit, deri në sekuestrimin e tyre, duke marrë shkas nga viti i kaluar kur ka pasur edhe pushues që kanë humbur jetën. Do të ketë masa shumë më të forta lidhur me mjedisin në zonat turistike lidhur me zhurmat. Do të ketë edhe lehtësi të lëvizjes në pikat kufitare për shqiptarët, kosovarët, por edhe për turistët e huaj. Do të ketë një kontakt edhe me operatorët turistë për të marrë masa për lehtësira. Nuk zgjidhet gjithçka me policisë, por secili duhet të bëjë detyrat e tij. Ne do të ofrojmë më shumë rend dhe siguri për të gjithë pushuesit në këtë sezon”, tha Xhafaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *