• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Farkë, u fut për tu larë me shokët në liqen, mbytet 12-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një fëmijë është mbytur tek liqeni i Farkës.

Mësohet se 12 vjeçari ishte futur në liqen për t’u larë me shokët, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë dot i gjallë prej aty.

Trupi i vogëlushit me inicialet D.D., nuk është nxjerrë ende nga liqeni, ndërkohë që pritet të mbërrijnë polumbarët.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për ngjarjen e rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *