• |
ide | kryesore

 Pogba përdor Leo Mesin për të kundërsulmuar kritikët

Sport



Mund të luanin të dy tek Barcelona, nëse Paul Pogba nuk do të zgjidhte Manchester United si klubin e tij të ri pas largimit nga Juventus, por tashmë francezi e ka përfshirë Lionel Messin në një debat verbal, ndoshta pa qëllim. Pogba i është përgjigjur kritikave që kanë vënë në diskutim stilin e tij të lojës dhe veprimet e tij brenda dhe jashtë fushe, duke argumentuar se do të ishte njësoj si ta bëje Messin të skuqej se “ecën” në fushë. Mesfushori i Manchester United ka qenë protagonist kudo ku ka luajtur, madje ka luajtur titullar edhe finalen e 2015 të Champions League me Juventus dhe atë të Euro 2016 për Francën, pavarësisht se të dyja ndeshjet kanë përfunduar me humbje për Pogba. Sidoqoftë që nga transferimi rekord tek Djajtë e Kuq të Manchester në verën e vitit 2016, Pogba ka qenë në shënjestër për çdo gjë në lidhje me adresat e tij në rrjetet sociale, deri për zgjedhjen e ngjyrës se flokëve, ndërkohë që duket se ka edhe një përplasje me teknikun Jose Mourinho.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *