• |
ide | kryesore

Reagon mamaja e Ritës për skeptikët,’Koncerti i Ritës plot, kjo është fotoja’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Të dielën Tirana festoi së bashku me këngëtaren shqiptare Rita Ora e cila mbajti një koncert në sheshin Skendërbej. Mijëra njerëz ishin mbledhur për ta parë nga agër Ritën dhe për të shijuar hitet e saj botëror.

Në një foto të postuar në Instagramin e saj Rita shkruante se 250.000 njerëz ishin të pranishëm në shesh dhe i falenderonte ata për prezencë. Por pati shumë skpetikë të cilët shkruanin se sheshi Skëndërbej nuk kishte hapësirën e duhur për të zënë një numër aq të madh njerëzish. Por duket se për t’i dhënë fund spekulimeve si për të vërtetuar se ai numër ishte i vërtetë ka qënë mamaja e Ritës, Vera ora e cila ka postuar në profiling e saj në Instagram një foto mjaft të veçantë.  Ajo gjithashtu i ka bashkangjitur një shkrim ku thuhet:Kjo është foto e botës (Tirana gjatë koncertit të Rita Orës) dhe kështu duhet të jetë gjithmonë. Të lumtë Rita për atë një natë të mrekullueshme! Mama krenare.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *