• |
ide | kryesore

Rikthehen reshjet e shiut në vend, çfarë ndodh me temperaturat…

Lajme, Të fundit



Sot pasdite dhe nesër pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Reshjet priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, më të mundshme pasditeve, përjashtuar qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku shumica e reshjeve priten sonte deri nesër në mëngjes.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT – Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 22 / 26 °C
  • Në vendet e ulëta: 19 / 27 °C
  • Në vendet malore: 16 / 24 °C

ERA – Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë.

ZJARRET NË PYJE – Sot pasdite dhe nesër, në shumicën e qarqeve “S’KA RREZIK” ose pritet rrezik “I ULËT”, përjashtuar qarkut Fier, i cili mbetet në nivelin e rrezikut “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik mesatar “I ULËT” pritet të kenë rrezik “I MODERUAR” në zona të kufizuara, konkretisht qarqet: Elbasan (Juglindje), Korçë (Lindje), Vlorë (Veri dhe Jug) dhe Gjirokastra (Jug). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë mesditës së sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *