• |
ide | kryesore

Sandra Bullock përlotet në studio, flet për fëmijët e saj të adoptuar

Paparazzi, Slider



Në një intervistë emocionale me Hoda Kotb në Today, Bullock tregoi se fëmijët ia ndryshuan jetën dhe se ajo e kuptoi se vendimi i saj për të krijuar një familje përmes adoptimit ka ndryshuar edhe jetën e të tjerëve.

Bullock është nënë e djalit Louis (8) dhe vajzës Laila (5) derisa kur ajo u pyet për prioritetet e saj në jetë, nuk u mendua as për një sekondë.“Janë fëmijët e mi. Bëj gjithçka që ata të jenë mirë, të kenë suksese në shkollë, të kenë ato që duan. Dua të jem me ta në secilin moment të jetës së tyre. Është më e vështirë për mua kur i lë se sa për ta. Nuk largohem dhe nuk punoj shumë më. Prioritet për mua janë fëmijët, fëmijët, fëmijët. Familja ime, familja. Kaq”, ka thënë ajo.Lotët nuk mund t’i mbante as prezantuesja e Today, Hoda, e cila u bë gjtihashtu nënë e një vajze përmes adoptimit.Në fakt, ajo u inspirua pikërisht nga historia e aktores, që inspiroi edhe shumë njerëz të tjerë se ka gjithmonë shpresë. Bullock ka thënë se ajo tani është në vendin që gjithmonë duhej të ishte.

“Më pëlqen të jem nënë. Më në fund e kam kuptuar se kjo është ajo që supozohej të isha në jetë. Qëllimi im në jetë nuk është të jem aktore, por nënë”, ka përfunduar aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *