• |
ide | kryesore

Senati voton qeverinë e populistëve, kryeministri: Të hapur me Rusinë

Planet



Senati ka votuar qeverinë italiane me 171 pro dhe 117 kundër.

Përpara votëbesimit në Senat, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka shpalosur programin e tij përpara deputetëve duke e vënë theksin tek reformimi i ekonomisë dhe tek kontrolli i emigracionit.

Lideri i koalicionit që përbëhet nga Lëvizja Pesë Yjet dhe Lega u shpreh se Roma zyrtare do të vijojë t’i qëndrojë besnike parimeve eutoatlantike, duke mbetur e angazhuar në struktura si NATO dhe BE-ja, por do të fokusohet gjithashtu edhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve italianë.

Ndërkohë, sikurse pritej, qeveria e re mund të ketë një qasje më të afërt me Rusinë. Këtë e bëri të qartë edhe Conte kur u shpreh se kabineti i drejtuar prej tij do të mbështesë hapjen në raport me Kremlinin.

Conte konfirmoi se Italia do të fillojë të aplikojë taksën e sheshte më dy fasha, një lëvizje që sipas populistëve do të forcojë biznesin dhe rrjedhimisht gjëndjen ekonomike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *