• |
ide | kryesore

Sergio Ramos tallet keq me portierin e Liverpool-it, Karius

Sport



Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos i është përgjigjur me sarkazëm pretendimeve të portierit të Liverpool, Lucas Karius, se pësoi një tronditje serioze nga goditja e spanjollit gjatë finales se Champions League. ‘Çfare tjetër do thonë tani?. Se Firminon e zuri gripi?!’ – është tallur Sergio Ramos pas sulmeve që pasuan veprimet e tij në finalen mes Liverpool e Real Madrid.

Mohamed Salah doli i dëmtuar nga fusha në humbjen e të Kuqve 3-1 në Ukraine, pas një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit të Real. Sikur të mos mjaftonte kjo tani edhe portieri Loris Karius, protagonist i dy gabimeve skandaloze, pretendon se ka pësuar tronditje nga një goditje me bërryl nga Ramos. Mbrojtësi nuk ka humbur kohë, duke insistuar se pretendimet mund të bëhen edhe më të çuditshme që këtej e tutje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *