• |
ide | kryesore

1952/ Enver Hoxha: Në SHBA po vuajnë për bukën e gojës (dokumenti)

Dossier



*Nga Kastriot Dervishi

Sot shumë komunistë shkojnë si emigrantë në Amerikë. Nuk ndryshojnë aspak, por lavdërojnë regjimin e fukarallëkut të Enver Hoxhës dhe marrin të mirat e Amerikës. Deri dje, udhëheqësi i tyre shpirtëror, çfarë nuk fliste kundër Amerikës. I qante “proletariatit amerikan” se vuante për bukë, se çmimet ishin rritur, kishte papunësi, etj.

Ky toni, e kishte ndritur me tallona e triska, e kishte kthyer njeriun në kafshë dhe e mbante këtë popull me propagandë. Kongresi i dytë i Partisë së Punës u mbajt më 31 mars-7 prill 1952. Midis të tjerash, gjendet edhe fjali që sot duhen marrë si humor i mirëfilltë për të treguar se kush e ka drejtuar Shqipërinë.

Pjesë nga fjalimi i E.Hoxhës:

“Imperialistët amerikanë dhe anglezë, duke ndjekur shembullin e agresorëve hitlerianë, u imponojnë popujve të Shteteve të Bashkuara, të Anglisë, të Francës, Gjermanisë perëndimore, Italisë, Greqisë, Jugosllavisë dhe shumë popujve të tjerë të perëndimit, politikën e përgatitjes së luftës dhe e fusin ekonominë e këtyre vendeve në ekonominë e tyre të luftës.

Në këto vende janë shtuar jashtëzakonisht taksat, janë ngritur çmimet e çdo gjëje të nevojshme për jetesën e masave punonjëse të cilat rrojnë në një mizerje të tmerrshme. Në këto vende ku sundojnë amerikanët si edhe në Shtetet e Bashkuara vetë, papunësia ka arritur në një shkallë të padëgjuar ndonjë herë.

Kjo politikë lufte, natyrisht, shoqërohet me masa policore nga më fashistet, nga më të egrat, që ua kalojnë veprimeve të Gestapos. Njerëzit përparimtarë, njerëzit që mbrojnë paqen, persekutohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e marshallizuara, në mënyrën më barbare.

Bota kapitaliste shkon duke u zvogëluar, fusha e eksploatimit kapitalist po ngushtohet, sidomos në Europë e Azi, ku pas Luftës së Dytë Botërore u çliruan gjithashtu vendet e demokracisë popullore dhe Kinës së madhe të Mao Ce Dunit”.

*Ish-Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme



1 Comment

  1. Ti bëj qejf se je ne shkerdhatokraci ketu tek ne se ne nje shtet tjeter te kishin futur ne burg.Me ç’te drejte ti merr ne shtepine tende dokumenta shteterore .Plus qe qenke burre legen dhe shkerdhate ,ti demokrati flakte qe ke punuar ne ministrine e brendeshme ,dhe drejtor.Mos te them per komentet e tua prej debili qe dalin jashte konteksit te kohes. Me mire fole per kohen e Sali serbit kur Shqipëria ja kalonte te gjitha shteteve te Europes per rritje ekonomije.Pallavrat qe ka thene Enveri ne ate kohe i dime te gjithe ,ashtu si mund te te sjell une plot artikuj ku shume burra shteti kane bere te njejten gje.Dezinformim per te siguruar kapital politik dhe per te .Per Enverin e mira do ishte ta filloje edhe nga : zhdukja e analfabetizmit ,ti dhe dikush tjeter mund te hidheni perpjete por e verteta eshte se Shqipëria e 1944 ishte 95 % analfabete , universiteti pare shteteror , hekurudhat ,elektrifikimi vendit .Ngritja e shtetit ne kuptimin e mirefillte te fjales dhe shume gjera te tjera qe ty ,Sali serbit dhe njerezve si puna jote qe keni qene sherbetore te denje te atij pushteti ju vrasin syte.Tani puna e propogandes ekziston kudo sidomos ne shtetet ku udheheqesi rri pe dekada te tera ne pushtet .Amerika ka pasur kriza ne kohe te ndryshme dhe Enveri kesaj krize i shtonte dozat e veta propogandistike qe ne te ndjeheshim mire ne ” varferine tone “. Tani ti si bytheqim qe je ,qe nuk ke te njejtin post si atehere ,per te terhequr pak vemendje ndaj teje ,se kurva do qe ta shohin te tjeret qe eshte kurve ,poston keto qe ka thene Enveri para 70 vitesh.
    Pastaj pse thua qe : sot shume komuniste ……,ku i pe ti qe jane komuniste .Per mua komunist je ti qe nuk lejon te tjeret te shprehin ate qe mendojne plus qe shpif.
    Pthuuu plehre e qelbur qe me more kohen per te shkruajtur per nje bajge si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *