• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla përballë Vetingut, argumentat pro dhe kundër

Lajme, Të fundit



Pasi e shkarkuan si Prokuror të Përgjithshëm, Adriatik Llallës nuk ia pranojnë dorëheqjen si magjistrat. Dorëheqja do ta nxirrte jashtë sistemit të drejtësisë dhe do të hiqte çdo mundësi që Llalla t’i nënshtrohej Vetingut. Pikërisht ky duket se ka qenë qëllimi i një letre që Adriatik Llalla i ka dërguar presidentit ku deklaron dorëheqjen e tij si prokuror, duke siguruar më pas edhe një urdhër të Arta Markut që jepte pëlqimin për këtë tërheqje të tij.

Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë se Adriatik Llallës nuk mund t’i bëhet vetingu.

Por Komisioneri Publik, Florian Ballhysa (një strukturë tjetër e organeve të Vetingut) nuk ka qenë dakort dhe e ka ankimuar vendimin tek Kolegji i Apelimit.

Në seancën e sotme të Kolegjit të Apelimit, që do të japë përgjigjen përfundimtare për çështjen “Llalla”, Ballhysa tha se Adriatik Llalla mbetet subjekt i vetingut pasi nuk ekziston një dekret presidencial që do ta largonte atë nga sistemi i drejtësisë. Letra e dorëheqjes së Llallës, sipas tij, nuk ka asnjë vlerë.

“Llalla është magjistrat sepse është emëruar prokuror me një dekret të Presidentit, por nuk ka dekret që ta lirojë nga detyra” u shpreh Ballhysa, sipas të cilit dorëheqja e Llallës është e pavlerë sepse nuk është ndjekur procedura që thuhet në ligj, por thjesht është dërguar një letër me postë.

Nga ana tjetër, avokati Sokol Hazizaj, mes të tjerash, citoi vendimin e 78 të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se “subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ai ka të drejtë të japë dorëheqjen dhe procesi i rivlerësimit ndërpritet”.

Gjërat po t’i shikosh kaq qetë dhe saktë nuk e bëjnë të vështirë një vendimmarrje të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndaj nuk e bënë dhe unë për këtë arsye kam ardhur, për të mos e bërë të vështirë procesin. Për të mos e prishur standartin për të cilin ka nisur dhe po finalizohet reforma në drejtësi. Në rast të kundërt sikur prishja e standartit, desikuilibrimi i standartit të krijuar, do ta çojë këtë proces… Dhe unë për këtë kam frikë. Kam frikë jo vetëm të karakterit moral, por edhe ligjor” u shpreh avokati i Llallës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *