Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar 4 shqiptarë, pasi kanë tentuar të kalojnë ilegalisht në kufi me makinë 17 klandestinë nga Siria dhe Pakistani.
Nga shërbimet e Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në territorin shqiptar në mënyre të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa AA 108 MI,
-Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA 171 GK,
-Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I automjetit tip Mercedes-Benc, me targa AA 542 HB,
-Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volswagen, me targa AA 737 MM.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta.
Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.