• |
ide | kryesore

Arta Marku sillet si “e përhershme”, lëviz nga detyra prokurorin e njohur

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja e Përkohshme vijon me ndryshimet në organin e akuzës. Ajo po bën ndryshime thelbësore në këtë organ duke u sjellë si kryeprokurore me mandat të përhershëm. Mësohet se Marku ka urdhëruar largimin e Anton Martinit nga drejtimi i Prokurorisë së Shkodrës.

Arta Marku ka emëruar në vend të Martinit prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili ushtronte detyrën në Tiranë, ndërsa më herët ka qenë edhe ndihmës ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme. Nesër pritet prezantimi i Pjetërnikaj në Shkodër.

Pas 6 muajsh nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës Anton Martini kalon me detyrë tek Krimet e Rënda. Prokuror prej disa vitesh tek Krimet e Rënda, mësohet se do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore. Kohët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës ai nuk shihej me sy të mirë nga kryeprokurori i cili e largoi nga Tirana në rrethe. ©LAPSI.al

Image result for anton martini

(Prokurori Anton Martini)



7 Comments

  1. Pse si duhet te sillet sipas jush o maskarenj!?
    Te paralizoje prokurorine dhe ta coje ne krize punen saj dhe me pas ju te organizoni protesta deri ne marjen e pushtetit me kryeminister idiotin Flamur Noka.
    Arta Marku meriton vetem te lavderohet per punen e saj dhe per sa kohe mban ate detyre uroj qe te jete ne korrekte deri minuten e fundit.

    1. Ne fakt sipas vete opinionit te Euralius, ajo duhet te ishte “me shume si nje zv. Prokurore e Pergjithshme, pa fuqi dhe autorizim per te ndikuar ne emerime dhe zhvendosje ne strukture.”

      Po keshtu eshte kur je aq injorant sa as nuk di me cfare mbron.

  2. ne fakt kjo eshte 100% nen sherbim te ulsiut e xhafajt. me ane te levizjeve ndonje prokuror i ri pa pervojer apo qe ndjehet i dobet i hidhet ne preher artes e behet pale me arten, ulsiun xhafajn & co. prokurori i perkohshem i ka te percaktuara pergjegjesite dhe detyrat dhe duke i qene i perkohshem duhet qe te mos kryeje ndryshime qe i takojne atij qe do vije si i zgjedhur.
    drejtesi e degjeneruar me vettingun qe po e sakaton.. prokurori e perkohshme, polici e kriminalizuar, politikane bandit… … ska shanse me pas drejtesi ne ket vend.
    po crendesi ka kjo, e paperfillshme , e pate sa bukur foli dje Edi tek marina ne orikum ? tani kemi vern para , muzike, lady marmalade

  3. ne fakt kjo eshte 100% nen sherbim te ulsiut e xhafajt. me ane te levizjeve ndonje prokuror i ri pa pervojer apo qe ndjehet i dobet i hidhet ne preher artes e behet pale me arten, ulsiun xhafajn & co. prokurori i perkohshem i ka te percaktuara pergjegjesite dhe detyrat dhe duke i qene i perkohshem duhet qe te mos kryeje ndryshime qe i takojne atij qe do vije si i zgjedhur.
    drejtesi e degjeneruar me vettingun qe po e sakaton.. prokurori e perkohshme, polici e kriminalizuar, politikane bandit… … ska shanse me pas drejtesi ne ket vend.
    po crendesi ka kjo, e paperfillshme , e pate sa bukur foli dje Edi tek marina ne orikum ? tani kemi vern para , muzike, lady marmalade

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *