• |
ide | kryesore

Burri me dashnoren bëjnë plan për ta vrarë dhe të fitojnë 250.000 euro, por…

Pikante



Në gjykatën rajonale të Hamburgut ka nisur procesi gjyqësor ndaj një 39-vjeçari dhe dashnores së tij të të njëjtës moshë, te cilet akuzohen për veprën penale “tentativë për vrasje”.

I pandehuri akuzohet se ka dashur të vrasë bashkëshorten e tij, për të arkëtuar fitimin nga sigurimi jetësor në një shumë prej 250.000 eurosh.

Që në fillim të vitit të kaluar, ai ishte zhytur në vështirësi financiare, ndërsa bashkëshortësia po zbehej, thotë Prokuroria gjermane në Hamburg, raporton Albinfo.ch.

Pas dy përpjekjeve të dështuara që të angazhojë një vrasës, dashnorja e tij ishte shprehur e gatshme të kryejë aktin.

Sipas akt-akuzës, më 29 nëntor të vitit të kaluar ajo ishte fshehur në shtëpinë e çiftit.

Pasi në mëngjes burri ka shkuar në punë, ajo është futur e maskuar në dhomën e fjetjes dhe ka tentuar ta vrasë me thikë bashkëshorten e tij, atëbotë 34-vjeçare.

Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia, ka arritur të arratiset në ballkon dhe të kërkojë ndihmë, ndërsa sulmuesja është larguar nga vendngjarja.

Një javë më vonë, policia gjermane e ka arrestuar bashkëshortin e saj dhe të dashurën e tij.

Që të dy shtetasit gjermanë, tani janë të akuzuar për “përpjekje për vrasje” dhe “shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *