• |
ide | kryesore

Del para gjyqit, kush është shqiptari ‘koka’ e bandës së trafikut të kokainës në Spanjë

Lajme, Të fundit



Një shqiptar i identifikuar si Afrim.H ka pranuar para një gjykate në Spanjë se është ‘koka’ e një rrjeti ndërkombëtar të drogës. Ai ka dalë gjykatës në Pontevedra të Spanjës bashkë me tre persona të tjerë dhe ka rrëfyer se drogën e merrte në Valencia dhe më pas dërgohej në një banesë në Pontevedra para se të shpërndahej.

Të akuzuarit kanë treguar se në dhjetor të vitit 2015 kishin marrë një sasi prej 10 kilogramësh heroinë në Valencia, të cilën e kishin mbajtur për një kohë të caktuar në dyshemenë e banesës së tyre në Sanxenxo, Pontevedra, ndërsa më pas e shpërndanë atë tek klientët e tyre të pakicës.

Bashkëshortja e njërit prej të pandehurve nuk ka pranuar se ishte pjesë e këtij rrjeti, ndërsa një tjetër i akuzuar, i cili është përmendur nga shtetasi shqiptar, ka pranuar se ka ndarë banesën me shqiptarin Afrim.H, por ka mohuar se ka qenë pjesë e rrjetit të trafikut.

Të pandehurit thanë para gjykatës se dërguan në Narón në A Coruña një sasi prej 3 kilogramësh heroinë në këmbim të një shume prej 91 500 eurosh dhe se përdornin për trafikun e drogës 4 automjete, të cilat kishin vende të posaçme për fshehjen e drogës.

Policia tha në një deklaratë se shtëpia ku jetonin personat e ndaluar në Sanxenxo ishte kthyer në një laborator droge, ndërsa u gjetën edhe 3 armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara. Prokuroria spanjolle ka kërkuar në total 60 vite burg për personat e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *