• |
ide | kryesore

E kap ankthi pas aksidentit, 26-vjeçari tenton t’i japë fund jetës

Lajme



Një 26-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident në Vorë.

Sipas njoftimit të policisë, i riu nuk e përjetoi mirë ngjarjen dhe kaloi në gjendje ankthi, ku piu një dozë të madhe medikamentesh.

Mësohet se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

26-vjeçari A.V., banues në Vorë, u përfshi në një aksident të ndodhur dje në Vorë në rrugën “Skëndërbeu” me një makinë tip “Toyota”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *