Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona është shtruar me urgjencë në spital pasditen e kësaj të mërkure.
Shkak janë bërë dhimbjet e mëdha në gjunjë.
Maradona është shtruar në spitalin e qytetit kolumbian Kali, dhe po bën disa teste për gjurin e tij të majtë, para se edhe të fillojë punën si analist për Botërorin e Rusisë.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 57-vjeçari ka të paktën 4 muaj që ndjen dhimbje në gjunjë.
Ai po vizitohet nga German Ochoa, i njëjti doktor i cili e operoi në gju 17 vjet më parë.
Doktor Ochoa tha: “Është një kontroll gjeneral në gjunjët e tij. Po bëjmë testimet dhe analizat e nevojshme dhe më pas do të vendosim nëse ka nevojë për operacion”. ©LAPSI.al

