• |
ide | kryesore

(FOTO) Ushtari vjedh autoblindin në SHBA, policia 2 orë ndjekje për ta neutralizuar

Planet



Një ushtar vodhi një makinë të blinduar ushtarake nga baza e Gardës Kombëtare në Virxhinia mbrëmjen e së martës dhe qarkulloi me të dy orë, i ndjekur nga Policia nëpër rrugët e Riçmondit.

Policia njoftoi se burri i paidentifikuar mori automjetin e blinduar rreth orës 7:50 të pasdites nga Fort Piket.

Burri i paidentifikuar e mori autoblindën rreth orës 7:50 të pasdites nga Fort Piket, baza e Gardës Kombëtare në Blakstone të Virxhnia, tha zëdhënësja e Policisë Korinë Geller.

Më pas, e nxori makinën ushtarake në rrugë.

Autoritetet u vunë në lëvizje menjëherë. Disa skuadra policësh po ndiqnin makinën në rrugë, teksa ushtari i drejtohej ndërtesës së Kapitolit.

Ndërtesa u rrethua nga autoritetet, ndërsa helikopterët e policisë ndriçonin nga lart autoblindin.

Rreth orës 9:40 të mbrëmjes shoferi me mjetin mbeti në mes, i rrethuar nga Policia duke i dhënë fund ndjekjes prej 60 kilometrash.

Nga aksidenti nuk pati gjatë asnjë përplasje apo të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *