• |
ide | kryesore

Ish-ministri: Një vit pas mandatimit të Xhafajt, vendi nën kërcënim të madh, po kthehet policia komuniste

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani jep alarmin për atë qe ai e cilëson kërcënimin me te madh te mundshëm qe i kanoset vendit, një vit pas mandatimit te Fatmir Xhafajt ne krye te Ministrisë se Brendshme.

“Kujdes! U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit! Gati një vit pas mandatimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, vendi gjendet nën kërcënimin më të madh të mundshëm. Po kthehet policia dhe hetuesia komuniste.

Nga raportimet mediatike të deri sotme, rezulton që Policia e Shtetit e drejtuar nga Ministria e Brendshme ka këto sjellje tipike:

1. Ndalime e shoqërime në polici, pa hesap, kriter apo standard! Në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin e Policisë së Shtetit (neni 109).

2. Ekzekutimi i arrestimeve bëhet si qëmoti. Natën, nëpër banesa duke krijuar klimë terrori tek familjarët. Kërkesave të të arrestuarve për dokumente, i jepet përgjigja standarde: “ e di ti se çke bërë, ti tregojmë letrat atje brenda”.

3. Dhunë fizike, psikike po e po, në komisariate. Trajtim çnjerëzor dhe deri edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve.

4. Dominim haptazi anti-kushtetues në proceset hetimore. Prokuroria gjendet tashme nën hyqmin e Ministrisë së Brendshme, falë edhe kaosit post reformë.

5. Megjithëse kontrollin e hetimeve, fuqia provuese ndaj krimit nuk është përmirësuar. Ne mjaft raste ka përkeqësim. Arrestimet pa prova direkte dhe në vijim gjykimet në themel vënë në vështirësi gjykatat, të cilat janë nën presion shumë të madh.

6. Manipulohet haptazi vendngjarjet për të keq drejtuar hetimet. Rasti i grabitjes së prokurorisë së Durrësit është më flagranti.

7. Ne trafikun e drogës nuk kemi asnjë të arrestuar të madh, megjithëse drogë kapet, Pronarët e saj jo. Kapen ose shoferët ose gomarët…

8. Asnjë i hetuar apo i arrestuar nga radhët e zyrtarëve të Partisë në Pushtet. Edhe ndonjë që ka ngele nën hetim nga e shkuara i prishen provat, për të shkuar drejt pafajësisë.

9. Aktiviteti politik i policisë është si asnjëherë tjetër më parë. Për çdo ushtrim të lirive kushtetuese, qytetarët kërcënohen nga policia, ose me përgjim, ose survejim, ose shoqërim dhe procedim penal.

10. Asnjë i arrestuar nga kontigjenca e personave në kërkim. Madje për disa prej tyre shërbimet aleate kanë dhënë info të sakta për vendndodhjen e tyre, por policia në vend ti arrestonte dërgonte njerëz për negociata me ta. Kështu u është dhënë mundësia të
kërkuarve të ndryshojnë vendstrehim.
Këtë e kam direkt nga burime të huaja këtu…” – shkruan ndër të tjera Manjani.



13 Comments

    1. Mjafton te kesh jetuar ne shqiperi te pakten 6 vitet e fundit dhe e kupton se cfare budallalleku eshte kjo qe thot ky

          1. Është metaforë o shoku Agron Malja, por ti je injorant dhe s’ke ç’i bën.

    2. Une nuk kam pse degjoj as Xhafen dhe as Manjanin. Une e shikoj vet ndryshimin duhet ta pranojm qe ka me shume siguri sot ne rruge dhe shume here me pak kanabis.

      1. Aman cfare droge po perdor kur thua ka me shume siguri?
        Ne vlore plas kallashi cdo dite ti na thua ka me shume siguri. As ti nuk e beson ne ato qe ke shkruar. ..

  1. Duam sduam ne po ka ndryshim ndoshta dhe njerzit po ndergjegjsohen
    Un per vete nk votoj se I urrej meknow gjith shpirt kto politikanet shqiptare hajduta po xhafa mduket me seriozi nga kto, t them tdrejten dhe me I besueshem se rama

    1. Edhe unë them se Xhafa duket më serioz, por ama është vëllai i trafikanti të dënuar në Itali me 7 vjet burg, kështuqë ai nuk duhej të ishte në atë post.

  2. Pritni se nuk keni pare asgje akoma. E ku qendron problemi ketu??? Se u kthye ne polici komuniste ? Po ky popull keshtu e do!?????

  3. Ardhi koha -nje i plotfuqishem-[polic] nje –operativ-dhe sipiune ose njemije e dyqinca 3 deri ne 4- vete per meter katror,neper policira xhelate qe te bejne te vdekur dhe kur nuk ke faj te pranosh ate qe nuk e ke bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *