• |
ide | kryesore

Ministri bushati u flet japonezëve: Ka ardhur koha që BE të nisë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim

Lajme, Të fundit



Shqipëria shpreson shumë që Bashkimi Evropian të vendosë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit ish-komunist në mbledhjen e Këshillit Evropian më 28-29 qershor, për të ndihmuar çimentimin e tranzicionit të saj në ekonominë e tregut, tha ministri i jashtëm i vendit në një intervistë për “The Japan News” të hënën në Tokio.

Ka ardhur koha që BE-ja të nisë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim. Në prill, Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, rekomandoi që udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të vendosin për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, bazuar në përparimin e të dy vendeve në reformat politike dhe ekonomike.” – tha Bushati.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, Bushati përshëndeti raportin e Komisionit në shkurt i cili sugjeron që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, mund të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2025. “Ne e shohim atë si një faktor motivues”, për të përshpejtuar reformat dhe për të përmbushur kushtet për anëtarësim,” – tha ai.

Interesi i përtërirë i BE-së për Ballkanin – madje edhe në kohën kur ka grindje të brendshme, të tilla si rritja e forcave kundër Unionit dhe reagimi kundër migrimit- shihet gjerësisht si një përpjekje për të luftuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon. Ne kemi dëgjuar liderët evropianë që flasin për rrezikun që Ballkani Perëndimor të përçahet ose të bjerë nën ndikimin e aktorëve të tjerë. Gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria ka arritur një transformim radikal duke u shndërruar nga një prej vendeve më të izoluara komuniste në një anëtar të NATO-s, megjithëse është ende një nga vendet më të varfra në Europë me një PBB për frymë prej më pak se 4,000 dollarë.” – tha Bushati.



7 Comments

  1. Pse vetem japonezeve? Edhe indianeve, pakistanezeve, mongoleve pa harruar ketu Kirgistanin, te gjitheve duhet t’u kerkohet qe ta ndihmojne Shqiperine per t’u integruar ne BE. Pastaj te mos harrojme, jane keto vende qe kane krijuar BE-ne

  2. Per komentuesit qe e kan te ngusht mendimin. Ministri i jashtem ka dhe detyren e informimit te cdo shteti qe ka interes te investoj ne vendin ton. Japonezet jan investitor te mundesh nese shqiperia futet ne be.

  3. Per Iren…. Natyrisht qe japonezet jane investitore serioze dhe shume te interesuar per Shqiperine sepse rreth e rrotull nuk kane asnje vend ku mund te investojne prandaj. Biles e gjithe Azia duhet te investoje ne Shqiperi per faktin e thjeshte se ne i permbushim kerkesat e tyre sidomos te Kirgistanit ku po i dergojme ish ambasadorin Lu. Lerini keto budallalleqe, ne Shqiperi nuk po investojne italianet, te cilet transportin e teknologjise e kane thuajse falas, per pasiguri legjislacioni, merreni me mend te vine japonezet qe vetem rruga me avion eshte se paku nje dite due marre ne konsiderate edhe scalot se nuk mendoj se ka ndonje avion qe perballon linjen direkte Rinas-Tokio. Po te gjitha jane fasade hajt se gjoja po bej dicka dhe hajt mo se ky popull ha gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *