• |
ide | kryesore

Pas dasmës ky është prioriteti i Meghan dhe Prince Harry

Paparazzi, Slider



Ka kaluar më pak se një muaj, që nga dasma mbrëtërore e Princit Harry dhe Meghan Markle, në kishën, St.George’s Chapel, në kështjellën Windsor. Sipas burimeve për US Weekly, Duka dhe Dukesha e Sussex, kanë tashmë një prioritet të ri. Dhe e gjeni dot se çfarë? Çifti i sapormartuar kanë shumë dëshirë të bëhen sa më shpejt prindër. (Ju lutem mendoni për një moment një mini Harry-ose një mini Meghan).

Gjithsesi, burime pranë çiftit janë shprehur se Meghan nuk është shtatzënë, por ka dëshirë të madhe për t’u bërë nënë sa më shpejt.

“Meghan dhe Harry duan të krijojnë një familje sa më shpejt. Ajo është shumë e gatshme për t’u bërë nënë. Të dy do të jenë prindër fantastik”,-është shprehur ky burim për US Weekly.
Dasma mbretërore e 19 majit tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, pasi ishte një ndër evenimentet më të rëndësishme të vitit. Meghan Markle shkëlqeu me thjeshtësinë e saj, por edhe njëkohësisht i habiti të gjithë pasi ndoshta të gjithë prisnin më shumë prej saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *