• |
ide | kryesore

Policët e liruar në protestë: E paparë, prej 5 vitesh ministria drejtohet nga njerëz të lidhur me krimin!

Lajme, Të fundit



Punonjësit e Policisë të liruar nga detyra kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme kundër asaj që e konsidrojnë kapje e këtij institucioni nga krimi.

Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013 deklaroi për mediat se “arsyeja pse ne jemi mbledhur para kësaj ministrie është e paparë në histori: institucioni po drejtohet prej 5 vjetësh, nga dy ministra, z. Tahiri dhe z. Xhafaj – njeri nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge drejt vendeve të BE-së dhe krim të organizuar, kurse tjetri ka vëllanë e tij të dënuar për krim të organizuar.

Po ashtu ne protestojmë për kolegët tanë të liruar padrejtësisht nga puna teksa krimi i organizuar ka arritur të bëjë emërime në Policinë e Shtetit.

Duke iu referuar akteve që janë prodhuar nga organizmat që mbikëqyrin punën e Policisë së Brendshme, shikojmë me shqetësim se Shqipëria konsiderohet si vendi kryesor i prodhimit të kanabisit dhe vendi kryesor korridor që dërgon drogën në vendet e BE-së,” u shpreh Hajdari para policëve të liruar.

Protesta e policëve të liruar vjen pas protestave të organizuara nga opozita, që kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga detyra.



5 Comments

  1. Me fal po cludhje kane ish policet me Tahirin psh qe te protestojn. Laaaat naaaam per 50 mij lek u blet edhe ju. Turp nga zoti.

    1. Po ti qe ste njehet as putana qe te ka bere por as kurvari qe ka qire putanen qe te beri ty, te qifsha robt e familhjes shkerdhat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *