• |
ide | kryesore

Putin: Nuk më trembin sanksionet e BE, do normalizojmë marrëdhëniet me SHBA

Planet



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se marrëdhëniet me BE dhe SHBA do të normalizohen dhe se sanksionet do të shkrihen.

Putin u shpreh se sanksionet e BE-së kundër Rusisë “nuk e surprizojnë dhe as e trembin”.

“Këto shtrëngime do të shkrihen gradualisht dhe ne do të normalizojmë marrëdhëniet me të gjithë partnerët tanë, përfshirë SHBA, ashtu si edhe me ata që i binden SHBA dhe na vendosin sanksione”, theksoi Putin.

Putin do të vizitojë Kinën ditën e premte dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Organizatës së Zhvillimit të Shangait, një bllok ushtarak dhe ekonomik i fokusuar mbi Euroazinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *