• |
ide | kryesore

Rama për motrat jetime, Berisha: Pasi iu hoqi ndihmën 20 mijë shqiptarëve, shkon të shesë bamirësi

Lajme, Të fundit
rama-berisha2.jpg



Ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë në kujtesë një tregim të Çehovit për të hequr paralele me praninë dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje në “Opinion” për 6 motrat nga Kukësi të mbetura jetime dhe në mes të katër rrugëve.

Berisha thotë se në studio ishte ulur si halleqarës njeriu që dy muaj më parë iu preu kafshatën 20 mijë familjeve shqiptare duke iu hequr ndihmën ekonomike.

“Duke ndjekur Opinion!
Miq, sonte nuk ju besova syve me çfarë pashë në Opinion!
Në emisionin kushtuar humanizmit, bamirësisë dhe në mënyrë konkrete një familje prej gjashtë jetimesh, në studio si halleqarës ishte ulur edhe njeriu që dy muaj me parë u preu kafshatën 20 mijë familjeve shqiptare! Prania e tij në studio më kujtoi një tregim të Çehovit, ku dy gjahtarë në një pyll vranë një njeri dhe pasi e kontrolluan në xhepa i gjetën një pako me cironka. Kur njeri desh t’i hante ato, mos i prek, – i tha tjetri, – se jemi në kreshmë.
Edhe piktori dështak, pasi u hoqi ndihmën 20 mijë shqiptareve, tani shkon të shesë bamirësi, fjalë që e dëgjon për herë të parë sonte në Opinion!”, shkruan Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *