• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, 7 shqiptarë në pranga (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një organizatë kriminale e trafikut të drogës e përbërë nga shqiptarë dhe grekë u shkatërrua nga policia greke.

Pas muajsh kërkimi, policia vuri në pranga 7 shtetas grekë dhe 7 shqiptarë.

U sekuestruan 6 kilogramë heroinë dhe sasira të vogla kanabisi dhe heroine.

U sekuestruan gjithashtu shuma eurosh, lekësh dhe paund, gjashtë makina, një motor dhe 21 celularë.

Sipas njoftimit të policisë, një prej drejtuesve të rrjetit kriminale ishte një 48-vjeçar shqiptar i dënuar me burg. Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2017 për trafik droge, por vazhdonte të drejtonte organizatën kriminale nga burgu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *