• |
ide | kryesore

Skandal te Meksika/ Lojtarët kalojnë natën me 30 prostituta (FOTO)

Sport



Skuadra kombëtare e Meksikës është duke u përballur me një skandal pas zbulimit se një pjesë e lojtarëve kishin kaluar natën me prostituta pas miqësores me Skocinë. Kjo vjen vetëm 2 javë përpara se ata të bëjnë ndeshjen e parë në Kupën e Botës në Rusi.

Lajmin e publikoi fillimisht revista meksikane Tv Notas sipas së cilës gjithçka ka ndodhur pasi lojtarëve u ishte dhënë një ditë pushim pas ndeshjes miqësore të fituar 1-0 ndaj Skocisë. Revista shkruan se kanë qenë 30 prostituta që kanë kaluar natën me lojtarët.

Ato mbërritën rreth orës 10.30 të së shtunës dhe kaluan natën me lojtarët duke konsumuar alkool dhe dëgjuar muzikë me zë të lartë. Sipas burimeve, lojtarët kishin shmangur të dashurat dhe gratë e tyre.

Ky është një skandal i përsëritur te Meksika pasi edhe në vitin 2011, ishin 8 lojtarë të skuadrës që kishin thirrur prostituta në hotelin e tyre. ©LAPSI.al

Mexico players train ahead of the World Cup

The Mexican national team is facing a scandal after a report a number of players partied with hookers on Saturday night



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *