• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shtëllunga tymi mbi Londër, hoteli luksoz pushtohet nga flakët

Planet, Të fundit



Hoteli Mandarin Oriental në qendër të Londrës është përsfhirë nga flakë të mëdha pasditen e sotme.

Shtëllunga të mëdha tymi shihen në qiellin e Londrës, nga hoteli në rrugën Uilliam Street në Knightbridge, ku nata arrin çmimin 600 paund.

20 zjarrfikëse dhe 120 trupa janë grumbulluar në vendngjarje për të luftuar me flakët.

Hoteli nuk kishte shumë kohë që kishte përfunduar zgjerimin dhe rikonstruktimin e fundit në historinë e tij 115 vjeçare.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo se cili ishte shkaku i zjarrit. Gjithashtu, nuk ka ansjë informacion nëse nga zjarri ka persona të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *