• |
ide | kryesore

(VIDEO) Vullkani Kilawea gjunjëzon Hawaiin, shihni pamjet

Planet



Banorët e ishullit të Haëaiit përballen me kërcënime të reja nga vullkani Kilawea. Përpos mundësisë për shpërthime të reja, një rrezik tjetër vjen nga llava që po derdhet në oqean, pasi reaksioni kimik që shkaktohet nga kontakti i llavës me ujin e kripur formon retë toksike, të cilat mbajnë në ajër acidin klorhidrik dhe grimca të vogla qelqi vullkanik.

Prej këtij fenomeni, autoritetet këshillojnë popullsinë të qëndrojë larg kërcënimit.

Ndërkohë vullknai Kilawea vazhdon të nxjerrë lumenj llave.

Sipas ekspertëve, emetimet e gazit me dioksid squfuri në zonë, janë trefishuar, duke e përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, ndërsa në majën e vullkanit dy shpërthime të reja të mëdha, shkarkuan në atmosferë tonelata hiri.

Pamjet e filmuara me dron tregojnë shkatërrime masive që ka lënë pas dhe po vazhdon të lërë lava që po vërshon pa pushim. Të hënën është raportuar se llava është derdhur në gjirin Kapoho, duke lëshuar tym dhe gazra helmuese në zonën që zakonisht frekuentohet nga mijëra pushues. Për fat të mirë zona e prekur nga llava e vullkanit ishte evakuuar kohë më parë, dhe kështu nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *