• |
ide | kryesore

Vuçiç: NATO na ka paralajmëruar, nuk futemi me ushtrinë tonë në Kosovë

Lajme



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia nuk po tenton të fusë forcat e saj në Kosovë. Vuçiç u shpreh se ka marrë paralajmërim nga NATO për të mso ndërmbarrë asnjë hap të tillë, pasi do të konsiderohet si armiqësor.

“Zyrtarët e NATO-s na e kanë thënë qartë se nëse do të provonim të hynim me ushtrinë tonë në Kosovë, apo me policinë tonë, aleanca ushtarake do ta trajtojë këtë si akt armiqësor dhe Serbia do të hyjë në konflikt me fuqinë më të madhe ushtarake” – u shpreh presidenti serb.

Aleksandër Vuçiç bëri këtë sqarim një ditë pasi kryeministri bullgar, Boiko Borizov shprehu nga Tirana shqetësim për manovrat e ushtrisë serbe pranë kufirit më Kosovën.

Vuçiç theksoi se dialogu është e vetmja zgjidhje, por nuk ka fshehur skepticizmin për arritjen e një marrëveshje.

“Kur e lexoni atë platformë, e shihni se nuk kanë lënë asnjë milimetër, as edhe 1% hapësirë për çfarëdo marrëveshje”.

Platforma e qeverisë së Kosovës prej 8 pikash, parashikon që bisedimet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës, anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjes nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan tvklan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *