• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Plutoni i mbuluar nga duna metani të ngrira

Stil



Planeti më i largët i sistemit diellor, Plutoni, është i mbuluar nga duna prej metani të ngrirë, një zbulim i jashtëzakonshëm për këtë planet me atmosferë shumë të lehtë, ku teperatuarat janë rreth -230 gradë Celcius.

Presioni atmosferik në sipërfaqe të Plutonit është 100 000 herë më i ulët se sa ai në Tokë. Astronomët mendonin se ishte shumë i dobët për të mundësuar krijimin e erërave.

Por fotot e marra nga sonda “Neë Horizons”, e lëshuar nga NASA në vitin 2006 dhe që fluturoi mbi Pluton në vitin 2015, i mundësuan një ekipi studiuesish të zbulojnë duna pranë një vargmali.

“Burimi më i mundshëm i grimcave të dunës është metani i ngrirë që është lëvizur nga era që prej maleve. Por nuk mund të përjashtojmë mundësinë që të jetë azot i ngrirë”, shpjegojnë shkencëtarët në një artikull të publikuar në revistën shkencore “Science”.

Erërat lëvizin me një shpejtësi mesatare prej 30-40 kilometra në orë, ndërsa dunat janë të shtrira në një zonë pre rreth shtatë kilometrash të gjatë.

“Kur pamë imazhet e Neë Horizons për herë të parë, menduam menjëherë se bëhej fjalë për duna, që është shumë e habitshme sepse e dimë që aty nuk ka një atmosferë”, thotë Jani Radebaugh, bashkautor i këtij zbulimi dhe profesor gjeologjie në Universitetin “Brigham Young”, në SHBA.

“Megjithatë, Plutoni, ndonëse është 30 herë më largë nga dielli se sa Toka, ka karakteristika të ngjashme me ato të Tokës”, vazhdon ai, raporton.

“Ne e dinimë që të gjitha objektet e sistemit diellor të pajisura me atmosferë dhe me një sipërfaqe të ngurtë kanë duna, por nuk e dinim se do të gjenim në Pluton”, thotë autori kryesor i Matt Telfer, profesor i Universitetit të Plymouth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *