• |
ide | kryesore

Ai i ka kërkuar BE, Ramës ngritjen e një kampi refugjatësh sirianë në Shqipëri?

Lajme, Të fundit

Austria, Gjermania, Holanda dhe Danimarka i propozuan sot Brukselit, si zgjidhje përfundimtare për refugjatët nga Lindja e Mesme, ngritjen brenda këtij viti të një kampi të përhershëm azilkërkuesish, në një shtet të kontinentit evropian, por jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Kancelari Kurz nuk e bëri të ditur emrin e shtetit që ka pranuar të strehojë të gjithë emigrantët e paligjshëm që sillen nëpër kufijtë ballkanikë dhe ata që kanë arritur të hynë në kufijtë evropiane, por nga burime diplomatike mësohet se një ndër me favoritet është Shqipëria.

“Kemi ndërmarrë një iniciativë që e kemi koordinuar me disa shtete të tjera të BE-së. Unë mendoj se kur njerëzit lëvizin ilegalisht nëpër Evropë, ata mund të zgjedhin destinacionin që preferojnë për të paraqitur kërkesën për azil. Kjo nuk është qasja e duhur, nuk duhet të ndodhë.

Propozimi ynë është që këtyre njerëzve që janë në kërkim të azilit t’u ofrohet mbrojtje humanitare jashtë kufijve të BE-së, në një vend brenda kontinentit tonë. Në këtë mënyrë këtyre njerëzve mund t’u ofrojmë mbrojtjen humanitare nëse është e nevojshme, por ata nuk do të mund të zgjedhin shtetin që kanë dëshirë të kërkojnë azil. Kemi nisur kontaktet për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe ka progres deri tani në diskutimin e kësaj çështjeje” – tha Kurz.

Presidenti i Komisionit Europian Juncker, nuk e ka kundërshtuar këtë ide.

“Të merresh me emigracionin ilegal është një çështje evropiane, por njëkohësisht edhe kombëtare e secilit shtet anëtarë, ndaj nuk refuzohet një iniciativë e tillë. Kur flitet për çështjet e emigracionit ilegal, duhet gjetur një zgjidhje konsensuale mes nesh, në fund të Qershorit. Për mua, mbrojtja e kufijve të jashtëm të Evropës është një përparësi që ka përparësi mbi çështje të tjera”.

Krahas ngritjes së kampit më të madh të refugjatëve jashtë kufijve të BE-së, Austria ka propozuar në takimin e Ministrave të Brendshëm të shteteve nga ku po kalon rrjedha e re e refugjatëve, që të mbrojnë kufijtë e tyre me forca ushtarake. Disa ditë më parë, Kryeministri bullgar Borisov propozoi që edhe luftëtarët e kthyer të Shtetit Islamik të administrohen nga një qendër koordinimi në kryeqytetin shqiptar. /Klan Plus

5 Comments

  1. Ket nuk duhet ta pranojn shqiptaret !! mund te je shum e keqe per shqiptaret… ne shqiptaret jemi popull i vogel…
    Eshte rreziku qe te izolohen shqiptaret ( shqipri, kosov, maqedoni ) nga evropa me mure me tela, dhe te bien refugjat te lindjes ne keto troje… neve nuk na lidhe asgje me lindje..

  2. Shqipria duhet te jet ne europe, dhe jo te sherbej si kamp per berlloge t’evropes dhe lindejes…. Le te ndertojn ne greqi, bullgari, apo kodo tjeter vetem te shqiptaret jo, shqiptaret kan problemet e tyre dhe nuk jan ekonomikisht ne gjendje te mire sikur vendet fqinje….

  3. Sa i menquer qenka ke KM bullgar qe luftaret ti shtrehoj ne shqipri.. kurrsesi shqipria te merret vetem me ate qe jan “shqiptar” !!!!!
    bugarria eshte vendi me i pershtatshem, pasiqe bullgaret kan origjinen e tyre ne siri !!!! cfare mequrie, bullgaret(siranet e vjeter) i beri europian, dhe tash te rit deshiron ti bej europian nepermes shqiptarve, ose edhe me keq qe pas disa vitesh ti paraqes shqiptaret si te lindjes (siran)….

  4. hopa dhe nje xhevahir i rilindjes.
    shqiperine e shpopullojne qe ta mbushin me siriane, irakene, afgane, etj
    bravo rilindja bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu