• |
ide | kryesore

Aksidentohet me zetorin, humb jetën 62-vjeçari në Fier

Lajme



Rreth një orë më parë, në fshatin Levan, një 62-vjeçar u aksidentua me zetorin që drejtonte duke humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40 në rrugën dytësore Levan-Frakull. 62-vjeçari Ll.P., banues në Levan, ishte duke drejtuar mjetin e tij bujqësor zetor me tre rrota kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë, i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *