• |
ide | kryesore

Arben Ahmetaj shkarkon 13 inspektorë dhe një drejtues dege të Sigurimeve Shoqërore

Lajme, Të fundit



Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka njoftuar shkarkimin e 13 inspektorëve të Sigurimeve Shoqërore dhe një drejtuesi dege. Ky vendim u mor për shkak të performancës së tyre të dobët në mbledhjen e kontributeve.

“Kemi vendosur objektiva të matshëm performance për cdo inspektor. Cdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulet. Zinxhiri i përgjegjësive nga drejtorët rajonalë deri tek inspektorët në terren. ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji të re pune. Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontribute”, shtoi ministri gjatë takimit me drejtoritë e Sigurimeve Shoqërore që u zhvillua sot në Tiranë.



2 Comments

  1. Le te ushtrohet kontroll nga ISSH nese Kompanite Naftenxjerrse, Kompanite mineralnxjerrese ,Firmat e fasoneve , Kompanite ndertuse etj egj a i paguaj valle Sig Shoq per punonjesit e tyre?????

  2. Inspektoret e sigurimeve me dhune t’ju a marrin leket njerzeve per kontributet vullnetare o zagar njerzit nuk kane buke te hane jo me te derdhin leke ne sigurimet shoqerore .Prandaj preformanca nuk eshte ne dore te tyre .Ti duhet te shkarkosh zagaret e zyrave te punes qente e tatimeve qe nuk ushtrojne kontrolle neper firmat dhe bizneset e mbedhenj qe nuk sigurojne punetoret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *