• |
ide | kryesore

Athinë, shihni shtëpinë e kthyer në ‘fermë’ kanabisi. Autorët dyshohet të jenë dy shqiptarë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia greke ka zbuluar një impiant të plotë të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe ka arrestuar dy shtetas të huaj. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për arsye hetimi, por dyshohet se janë dy shtetas shqiptarë.

Impianti funksiononte që prej dy vjetësh në një banesë përdhese në zonën Kalithea të Athinës.

U sekuestruan 470 fidanë kanabisi me gjatësi normale, që kultivoheshin me metodën e serës. Policia thotë se vlera monetare që do të përfitonin pas kryerjes së gjithë ciklit, është më shumë se 350.000 euro.

Gjithashtu u sekuestruan 12,6 kg kanabis i papërpunuar.

Policia ka sekuestruar po ashtu në cilësinë e provës, 49 gramë vaj kërpi, gjithë pajisjet e nevojshme për funksionimin e fidanishtes, peshore elektronike precizioni, një shumë parash prej 1.420 euro si dhe 8 telefona celularë./ora news




1 Comment

  1. se krymbat e qenefit negjmije mos dijn gje tjeter pos vrasje,kanabis,kokain,trafikant.lir kan krymutin rama te droguar dy ministrat e mbrendshem trafikant e kryetarin e kuvendit vrases stalini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *