• |
ide | kryesore

Basha dy ditë në Gjermani: E pamundur ta miratojnë hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi se ditën e hënë dhe të martë ishte në një vizitë në Gjermani për takime me ato që i quajti “autoritetet më të larta gjermane”. Temë diskutimi ka qenë situata në Shqipëri, në prag të vendimit për hapjen e negociatave, më saktë zhvillimet për çështjen Tahiri dhe Xhafaj.

“Këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike, pak javë pas vizitës së Ramës në Gjermani u përkeqësua. Se Tahiri u lirua sipas një pakti mafioz dhe e njëjta skemë po ndiqet për vëllezërit Xhafaj dhe në këto kushte është e pamundur që Bundestagu të miratojë atë që keni kërkuaj ju dhe ne, hapjen e negociatave” u shpreh Basha.

Basha parlajmëroi votën kundër të Gjermanisë dhe shkak për këtë tha ai janë vetëm zhvillimet e çështjes Tahiri dhe Xhafaj, gjithsesi Basha tha se opozita kërkoi votën pro me arsyeimin se “hapja e negociatave është instrumenti i vetëm që të rrisë presionin mbi bandën që kontrollon qeverinë”.



6 Comments

    1. Pse vajte ne Gjermani apo vajte per te fjet gjum andej? Rama vajti dhe takoj Merkelin po ti ke takove? Ata lobistat me 700 milion

  1. Te ftuan ty??!! Po ty mezi te durojn ne shqiperi do te te duan ne Gjermani o mavri. Ore ca e di pipullin ky dele?

  2. Ne cilin vende te botes, planet te galaxis ndodhe kjo : shkon ne nje shtet tjeter per problement et mbrendshme te shqiprise ? Ke mandat ti nga populli per te na bere gaz, qe te tjeret te tallen me neve … ?? me sa e di une ti nuk i ke fituar vota/zgjedhjet dhe nuk ke mandat as prokuracion nga shumica votuesve shqpitar….
    Nese ti mendon se te tjeret te dojn me shum ty se nje tjeter shqiptare, ose te shohin me sy me te mire kur ti kritikon vendin tend ne mes te nje vendi t’huaj… ti je ignorant, pa etik, i ulet, per te vjellur, pas culture, anti shtetror,….. dhe koj eshte e vertet per secilin politikan qe e ben kete, pas marre parasyshe….. Gazi i botes…..

  3. Kelyshi Enverit eshte.eka ne gjak te vrase shqiptaret me ndihmen e serbeve. Grekut apo partive nacionaliste ne europ

  4. Komentues rilindas faleni Lulin se nuk kishte ekspozitë zhgaravinash me vete, dhe nuk di të tregojë të njëjtat barsaleta të shpëlara si edvin kokaina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *