• |
ide | kryesore

Basha flet për përgjimin nga policia: Drejtorit iu dha një ultimatum!

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë lajmin mbi mundësinë e mbajtjes së tij nën vëzhgim nga policia e shtetit. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, Basha tha se lajmin e kishte marrë nga media.

“Një nga gazetat kryesore ka publikuar të enjten në mëngjes lajmin. Pas kësaj drejtues të PD-së kanë kontaktuar me drejtorin e policisë dhe i kanë dhënë një paralajmërim të prerë. Nëse policia vazhdon të funksionojë si një bandë duke u vënë në ndjekje të familjarëve dhe kreut të opozitës, ky shtet ka marrë fund.

Mbrojtjen e kreut të opozitës e bën garda dhe jo policia. Pikë rëndësie nuk ka për mua dhe nuk i jap asnjë vlerë. Unë personalisht nuk i kam kushtuar rëndësi dhe nuk më shqetëson. Ne jemi përballur shpesh me kërcënime të ndryshme, por kjo tregon ku ka përfunduar policia dhe ky shtet.

Nuk kam pasur asnjë shqetësim. As unë dhe as familja ime. Pse më ndjekin? Kjo nuk është një pyetje për mua. Nuk kam të dhëna të mëtejshme. Çështja jonë kryesore është kapja e shtetit nga krimi. Dhe kjo më shqetëson” – tha Basha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. ahahah @ Basha tha se lajmin e kishte marrë nga media.@@

    Pse ore gjytyrym RDja medja eshte ? Ajo eshte fleterrufeja e PDs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *