• |
ide | kryesore

Basha paralajmëron thellim të skandalit “Xhafaj”: Si i mashtroi ministri autoritetet italiane

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një akuzë të re nga ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion”, kreu i opozitës tha se ai ka ndërhyrë te autoritetet italiane që në vitin 2002 kur ishte ministër i Drejtësisë. Madje sipas tij, Xhafaj i ka mashtruar homolgët italianë se Agron Xhafaj po e vuan dënimin në Shqipëri.

“Afera është pak më e thellë se kaq. Çuditërisht, nga 17 të dënuarit e çështjes së Xhafajt, ky është i vetmi për të cilin nuk ka pasur as urdhër ndërkombëtar arresti, pasi për gjithë të tjerët ka pasur urdhër ndërkombëtar arresti.

Kjo sipas analizës sonë dhe dokumentave që posedojmë vjen për shkak të një ndërhyrjeje nga pala shqiptare në vitet kur Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i drejtësisë, me gjasë duke pretenduar sipas marrëveshjes që Fatmir Xhafaj ka nënshkruar atëherë me palën italiane që i vëllai me të vërtetë është në Shqipëri, por po e vuan dënimin në Shqipëri.

Ky është një thellim i skandalit që ne natyrisht me prova dhe fakte sapo të kemi pasqyrën e plotë të tyre do t’ua vëmë në dispozicion edhe medias edhe qytetarëve.

Fakti është se 24 orë para se Agron Xhafaj të dilte para gjykatësit italian ai ka përfunduar në Shqipëri. Ai është dënuar me një vendim të formës së prerë për trafik droge, por ai nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim. Vetë Fatmir Xhafaj e ka mohuar këtë derisa është përballur me dokumentat dhe më pas me investigimin e një gazetari” – tha Basha. Ai shtoi se tashmë prokuroria po manipulon çështjen me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe kreut të qeverisë. ©LAPSi.al



7 Comments

  1. Po pse ca jane autoritetet italiane si gjykatat qe mashtrove ti kur dole i padajshrm per rrugen durres kukes? Gomar i teri je

    1. eni gjykata italjane u besojn autoriteteve e jo krimineleve qe zgjedh negjmija nga qenefi.rruga durres kukes esht aty madheshtore por ja ju krymbave te qenefit ju pengon lidhja kosov shqiperi,madje kokpalari e bastardi rama keshtu meta i tha e quante rruga e asgjekundit.kjo rrig sjell tash miljona turist pa keta ji do hanit bar si tek enveri e kanabis.eni ti shko tek xhelili e arrnoji brekt ose tek roshi qoi vellaun e mitur per perdhunim ne grup.

    2. eni po pse e qoi geronin e droges ne itali tash rama e xhafa.kur te dy dhjerjet e atalinit rama xhafa thab se nuk kishte vlla te denuar.

  2. Po ca te dukemi ne ty budalla qe na i ben kto lojra? E dim qe ti o shok mer vesh nga manipulimi i provave dhe i gjykates por je duke folur per gjykat italiane jo gjykate si ajo qe mashtrove ti me babain tend politik.

  3. O basha do te peshoj lu nga veshet. Cfar do te bej ky fyell ja ben lu mutin mu ne kok. E ka degjeneruar fare e ka ber lolo. Pellasin e bejn demostrata, del lu thot dy llafe e jua rrezon te gjitha e ngelen si mut.

  4. Ore debila .. mos e vazhdoni , mos u zhysni me ne kete histori sharlatanesh . Nuk e kuptoni se e tera kjo eshte nje gafe shume e madhe juaja qe dale nga dale po ju gelltit te gjitheve brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *