• |
ide | kryesore

Fillon i nxehti përvëlues, temperaturat për nesër…

Lajme, Të fundit
vape-termometer-415x260.jpg



Mbi vendin tonë vijon të dominojë mot i kthjellët, ndërsa sipas sinoptikanëve gjatë ditës së nesërme pritet të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së nesërme në vendet e ulëta, temperaturat pritet të arrijë deri në 39 °C.

Nesër pritet të ketë reshje të dobëta, kryesisht në Veri.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 35 °C
në vendet e ulëta: 18 / 39 °C
në vendet malore: 15 / 31 °C

Nesër era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *