• |
ide | kryesore

FOTO EKSKLUZIVE/ Zbulohet vendndodhja e Adriatik Llallës

Kryesore



Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po qëndron në Gjermani. Lapsi.al ka siguruar një foto të Llallës në një lokal në Bremen në shoqërinë e familjarëve të tij. Mësohet se në të njëjtin qytet jeton edhe motra e ish kryeprokurorit.

Fillimisht u tha se Llalla strehohej në Turqi. Shkak u bë një letër e shkruar në turiqsht, një prokurorë drejtuar Kolegjit të Apelimit (një nga organeve të vetingut), ku ai konfirmonte se përfaqësues i tij, do të ishte avokati Sokol Hazizaj.

Pasi zvëndësimit që iu bë nga mazhoranca me Arta Markun, Llalla nuk pranoi të rikthehej në sistemin e drejtësisësi prokuror i thjeshtë dhe u dorëhoq me një letër dërguar presidentit.

Pavarësisht se nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, vazhdon të jetë në diskutim çështja nëse Adriatik Llalla duhet t’i nënshtrohet vetingut apo jo. Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte që ish kryeprokurori nuk do t’i nënshtrohet vetingut, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, një vendim i dytë pritet të merret nga Kolegji i Apelimit.

Në vitet e fundit në detyrë, Llalla u përfshi në një debat të fortë me ambasadorin amerikan Donald Lu, të cilin e quajti sorosist dhe akuzoi për ndërhyrje në çështje që ishin nën hetim. Nga ana tjetër, amabsadori Donald Lu e ka quajtur ish kryeprokurorin të korruptuar, madje ka paralajmëruar arrestimin e tij.©Lapsi.al



12 Comments

  1. Mora shkak nga arratisja e Tik Llalles per te shkruar dy rrjeshta per pushimet e Saliut nga Vicidoli, qe Partia e Punes e beri doktor kardiolog!Do te deshiroja te shkruaja disa kujtime te shkurtra nga Shoku Prof. Doktor Sali Berisha! Saliu vinte pervit me pushime ne Pogradec! Qellonte qe shkonim ne nje kohe! Por Saliu punonte edhe pse me pushime! Punonte ne zanatin e tij si Dr:kardiollogjik! Perdite e kish te percaktuar ku do te vinte! Perpara ishte Liria dhe nje assistent doktor i Dr.Saliut dhe dreka e darka dy here ne dite! Korani i Pogradecit dhe rakia e vera e butit,sigurisht dhe mikpritja pogradecare i viheshin ne tryeze Saliut! Hallall t’i kete thote populli! Saliu refente edhe histori! Tregonte llojet e peshqeve qe ju dinte emrat kur pogradecareve ju mjaftonte Korani! E nje vizite kushtonte sepse ishte “falas”?! Ky Sali fliste edhe per Partine dhe Enverin?! Si rastesisht sillte dhe emrin e Hysniut apo te antareve te byrose! Krenaria e Saliut nga Vicidoli! Sa per ta ditur perse na flet sot ky brrish

  2. Po mire qenka, po shijon parate e fituara , as i pari e as i fundit …. edhe Lu-ja ashtu do beje.

    Mjere ata qe i ze halli me shtetin. Apo duhet te kenaqemi qe ta denojme Lllalen sepse do Partia.
    A na e zgjidh ne hallin burgu i Llalles nga Partia (jo nga drejtesia) , apo na e perkeqeson e na ben me zi, nje ambasador i gjithepushtetshem qe eshte pale me Partine ??

    po crendesi ka kjo tek e fundit, vera ka ardhur pushimet po afrojne … jepi aty me Lady marmalade :
    Gichie, Gichie, ya ya dada (Hey hey hey)
    Gichie, Gichie, ya ya here (here)
    Mocha Chocalata ya ya (oh yea)

  3. Po mire qenka, po shijon parate e fituara , as i pari e as i fundit …. edhe Lu-ja ashtu do beje.

    Mjere ata qe i ze halli me shtetin. Apo duhet te kenaqemi qe ta denojme Lllalen sepse do Partia.
    A na e zgjidh ne hallin burgu i Llalles nga Partia (jo nga drejtesia) , apo na e perkeqeson e na ben me zi, nje ambasador i gjithepushtetshem qe eshte pale me Partine ??

    po crendesi ka kjo tek e fundit, vera ka ardhur pushimet po afrojne … jepi aty me Lady marmalade :
    Gichie, Gichie, ya ya dada (Hey hey hey)
    Gichie, Gichie, ya ya here (here)
    Mocha Chocalata ya ya (oh yea)

  4. Titulli i sotit do te ishte.pse eshte ne Panik Mero Baze nga nje qeveri e re,se do gjykohet per muliti mile tituj propagande e genjeshtre spekulimi ne gazeten TemA.

  5. Po për çfarë akuzohet ish prokurori Llalla se nuk po e marim vesh ?
    A mos është që meqë prokuroria nisi hetimet për ca pezzo grosso të politikës e atij ju vërsulën me kërcënime se do të vrasin familjarët e tij ?
    Po kush na qënka kaq trim nga këta halabakët që kujtojnë se mund të bëjnë karshillëk me profesor doktor Sali Berishën që e paskej bërë Enver Hoxha kardiollog sipas tyre, që ti kërcënohen me jetë familja e fëmijtë e të mos vëtëmbrohet ?
    Jo po paska vënë pasuri Llalla si prokuror.
    Lalla vjen nga një familje e pasur dhe e persekutuar e një pjesë të pasurive i ka të trashëguara.
    Shihni ata që zbritën nga malet dikur me gjysëm opinge, u ngulën në Tiranë e qytete të tjera, na u bënë gardianë burgu e oficerë sigurimi e tani fëmijte e tyre na janë bërë ministra e ortakë në bizneset e drogës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *