• |
ide | kryesore

Gjendet e vdekur motra e Mbretëreshës së Holandës, dyshimet e policisë

Planet



Motra e mbretëreshës Maxima të Holandës është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires. Ines Zorreguieta, siç raportohet nga mediat, ishte 33 vjeç, dhe ka punuar në qeveri në Argjentinë në ministrinë e Zhvillimit Social.

Dyshimet e para të policisë lidhen me një vetëvrasje, pasi thuhet se Ines mund të ketë vuajtur nga depresioni dhe nga problemet me shëndetin mendor.

Por do të jetë ekzamimini mjeko-ligjor që do të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Gazeta holandeze “De Volkskrant” raportoi se Mbretëresha Maxima ishte tronditur dhe shkatërruar nga lajmi i vdekjes së motrës së saj.

Mbretëresha Maxima, një argjentinase vendase, u martua me princin holandez Willem-Alexander në vitin 2002. Ata kanë tre fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *