• |
ide | kryesore

Kalon vetingun anëtari i Gjykatës së Lartë, pasuria 20 mijë euro në bankë

Lajme, Të fundit



E ka kaluar provën e vetingut, gjykatesi Edmond Islamaj, që pasi ka dalë nga salla e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka deklaruar për gazetarët: “Përgjegjshmëria shpërblehet”.

Në seancën e kaluar doli se gjykatësi i Gjykatës së Lartë kishte burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë. Sipas hetimit administrativ të KPK në vitin 2017 Islamaj ka deklaruar një apartament në Durres, 87 metra katrorë që e zotëron me prindërit, tokë arë në Karpen të Kavajës, 1000 metra katrorë, llogari depozite kursimi e krijuar në vitin 2000 me vlerë 5 mijë euro, depozitë kursimi 20 mije euro ne vitin 2016”.

Në pronësi të bashkëjetueses, apartament banimi 141 metra katrorë në Durrës, garazh dhe dyqan po në Durrës, vlera totale 1 mln lekë blerë nga babai që e ka përfituar si pronar i truallit. Makinë Hyndai blerë në vitin 2015 për 3 mijë euro. Llogari depozite 12 mijë dollare, hapur në 2006 me shumë fillestare 10 mijë dollarë, llogari depozite kursimesh deri në datën 2017, 15 mijë euro.

Në pronësi të bashkëjetueses janë edhe dy garsionere te Shkëmbi i Kavajes, janë ende pa tituj pronesie, pasi babai i bashkëjetueses i ka përfituar për shkak të pronës.

Sipas KPK, “konstatohet nga ana e komisionit se subjekti i rivleresimit dhe bashkejetuesja e tij i kane patur mundesite financiare per te kursyer keto shuma”.

Mësohet se ka pasur 6 denoncime gjithsej për gjyqtarin, të cilat kanë ankesa ndaj trupës gjykuese në tërësi dhe s’ka indicie për të provuar shkelje të bëra nga Islamaj.

 



1 Comment

  1. me nje fjale, kesaj i thone qe ne nje bordello sistem qe kemi ne ky pra edmondi, na qenkesh i VIRGJER.

    Te nderuar lexues te Lapsit, kalemit stilolapsit, stilografit , etj media kazani ( TM Kryeministrit)
    nuk ka prokuror apo gjyqtar qe ska marre leke!!!
    ka disa qe jane treguar te kujdesshem e skane bere dem dhe qe i kane fshehur mire te ardhurat e tyre si konflikt interesi ( pa dashur ti fyejme )
    KAQ.
    Te virgjer/a ska ne bordello, por ka nga ata qe perdorin profilaktik 🙂 dhe qe bejne seks te sigurt

    po na hapet barkun me keto lajme virgjerie/pastertie/ndershmerie, po shkruani qe nuk ia gjeten ( sdonin ndoshta) dot parate!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *