• |
ide | kryesore

Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër, në pranga personi që përkrahu autorin

Lajme, Të fundit



Kristaq Llukani, 40-vjecari që plagosi dy personat mbrëmë në Gjirokastër vazhdon të jetë i lirë, por policia njofton se ka arrestuar bashkëpunëtorin e tij. Sipas njoftimit të shpërndarë sot për mediat, i arrestuari është Paolo Xhaferi, 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Më poshtë njoftimi i policisë.

“Ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin K.Ll, i cili u shpall në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri shtetasit V.B dhe Xh.G, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *