• |
ide | kryesore

Princ Harry dhe Meghan, së shpejti me fëmijë

Paparazzi, Slider



Martesa e Princit Harry dhe Dukeshës Mehghan më 19 maj ishte një nga ngjarjet më të bujshme të këtij viti. E teksa për ta që prej ceremonisë po shkruhet shumë, mediat e huaja shprehen se pas martesës planet e çiftit mbretëror janë që të zgjerojnë familjen. Siç edhe e do zakoni pas dasmës çiftet i përvishen punës për t’u bërë prindër dhe duket se ky është edhe plani i Princit dhe Dukeshës; të dy duan të kenë familjen e tyre. Burime për US Magazine janë shprehur se çifti po planifikon të bëhet me fëmijë dhe pas dasmës dëshira e tyre është rritur edhe më shumë.

“Ajo dhe Harry duan të fillojnë një familje menjëherë dhe ajo do të fillojë të përpiqet sa më shpejt të jetë e mundur.”,- është shprehur burimi .Aktualisht dyshja ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare për një shtëpi 5.4 milionë dollarëshe në Cotswolds 90 minuta jashtë Londrës. Bëhet fjalë për një ambjent  prej 4mijë hektarësh nëtë cilin do të jetojë çifti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *