• |
ide | kryesore

Prokurori i ‘Tahirit’ del i pastër nga procesi i Vettingut, rikonfirmohet në detyrë

Lajme, Të fundit



Pas seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prençi është rikonfirmuar në detyrë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu kanë dalë në konkluzionin se hetuesi i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është i pastër në të treja shtyllat e kualifikimit

KPK ka lexuar raportin, ku thuhet se Prenci ka një apartament 71, 4 metra katror të blerë në vitin 2008 me vlerë 31,200 euro dhe të likujduar me kredi. 936 mijë lekë të kredisë janë ende pa shlyer.

Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit Dritan Prençi. Ai ka deklaruar edhe një kredi tjetër me interes 3 për qind, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh.

“Jam para një procesi transparent dhe jam dakord me gjetjet e komisionit.  kërkoj konfirmimin në detyrë”- ka thënë Dritan Prençi në seancën e mëparshme me KPK.



1 Comment

  1. pra tahiri do dale i virgjer hahahahahah

    edhe prokurori e mori pjesen e tij… doli i paster hahahahaha

    njerezit kishin hallin e prokurorit se do kishte presione, nderkohe atij i japin nje shperblim te majme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *