• |
ide | kryesore

Sinjale jete në Mars, NASA zbulon molekula organike

Stil



Në Mars ka molekula organike dhe metan në atmosferë në faza të ndryshme: asnjëherë si tani, planeti i kuq duket se i ka të gjitha mundësitë për të pritur “jetë” dhe ndoshta ta “rigjallëruar”. 

Të dhënat, të dërguara në Tokë nga misioni “Curiosity’ i Nasa-s, janë publikuar në revistën amerikane “Science” dhe nuk janë akoma një provë që ka jetë, por japin një probalitet të madh që tre miliard e gjysmë më parë, në Mars, kanë ekzistuar mundësitë për një gjë të tillë.

“Po përjetojmë momente entuziazmuese, “– ka thënë Chris Webster, i “Jet Populsion” i Nasa-s, në lidhje direkte.

“E shohim me shpresë të ardhmen, në kërkim të rezultateve të mundshme. Duhet akoma kohë para se të kuptojmë nëse origjina e metanit është biologjike”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *