• |
ide | kryesore

Top Channel i bën “gjyqin publik” Shkëlzen Selimit, gjyqtarit që mbylli “Gërdecin” dhe “21 janarin” dhe që SHBA e ka në “listën e zezë”

Lajme, Të fundit

Organet e Vettingut kanë nisur kontrollin e imët edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sot kaloi njëri prej tyre, por a janë të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe a meritojnë ata të kalojnë sitën e Vettingut në mënyrë që sistemi gjyqësor të pastrohet dhe shqiptarët te besojnë se procesi i Vettingut nuk është politik dhe nuk po trukohet për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ulëta.

Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.

Para disa kohësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan atij vizën. Burime të besueshme i treguan Top Channel për masën ekstreme që ndërmori ambasada në Tiranë. Si në çdo refuzim të personave që kërkojnë të pajisen me vizë amerikane, selia e Uashingtonit në Tiranë, nuk jep arsyet, por zoti Selimi nuk është një qytetar i thjeshtë.

Ai është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe ky refuzim vjen në momentin që gjyqtarë dhe prokurorë po kalojnë në sitën e Vettingut, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë ambasadori Donald Lu po kërkojnë me ngulm zbatimin e reformës në drejtësi dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.

Shkëlzen Selimi ende nuk ka dalë para organeve të Vettingut, por Vettingu amerikan e rrëzoi atë. Ky është edhe një sinjal se si mund të përfundojë Vettingu i vërtetë. Në listën e pasurive të gjyqtarëve Shkëlzen Selimi paga vjetore e të cilit si gjyqtar është 15 milionë lekë të vjetra në vit, ka një pasuri prej 370 milionë lekësh me një rritje prej 96 përqind.

Gjyqtari Selimi thotë se ka të ardhura nga qiraja e një pike karburanti në Vlore, aty ku ai dikur ka punuar si gjyqtar. Me përkrahje të fortë politike nga qeveria e vjetër, Shkëlzen Selimi shkoi drejt Gjykatës së Lartë atje emrin e tij mbajnë disa çështje të bujshme dhe shumë të diskutueshme.

Një prej tyre është dosja e Gërdecit, me dhjetëra viktima nga shpërthimi i tmerrshëm. Shkëlzen Selimi ishte pjesë e trupit të gjyqtarëve që dha vendimin për aksident teknologjik, duke shpëtuar nga përgjegjësia penale shumë emra të njohur.

Në listën e çështjes që ka trajtuar janë disa raste flagrante ku ai ka dhënë vendime kundër drejtësisë. Por ajo që do mbahet mend është dosja e “21 Janarit”, mbyllja e së cilës shpëtoi nga përgjegjësia politikanë dhe njerëz të lidhur ngushtësisht me politikën.

Shkëlzen Selimi do jetë shpejt në Vetting, proces që synon të pastrojë thellësisht sistemin e drejtësisë nga korrupsioni.

Në ditët në vijim, Top Channel do të sjellë raste të tjera të lidhjeve të Shkëlzen Selimit me krimin.

6 Comments

  1. Top Channelit do ti interesonte mos te rihapej 21 Janari, thjesht bejne propagande.
    Me mire te therrasin neper emisione Krye-Policin e vetem qe u shperblye nga Rama Shemsi Premcin. Ai bythqiri qe gazin lotsjelles ja hodhi policise dhe sot parashikon termetet! Faktet jane kokforta pamvarsisht si rrodhen ngjarjet…

  2. turp chanel don njerz si arta marku e edvin rama,spartak ngjela e xhafa elbesir chanel.gerdeci ishte i ber bga fatos klosi,xhafa,ruqi siq e ben 21 janarin.kerkuan bllokun e metes morren ngjalen e tij dy metra ,dhe e ben president.ja kush mut jan komunistet e kuq.

  3. Top -cenell eshte kthyer ne fole minjsh dhe sidomos qe kur ka vajtur drejtor i pergjithshem nje kryetar partie i deshtuar i biri i nje shkrimtari qe shkruante me zell romanet dhe skenaret e filmave me frymen e realizmit socialist-Kico Blushi i biri tij kryetari i deshtuar i partise -Libras-qe nuk i pati te gjata ditet as sa qeveria eFan Nolit shtate dhjet e dy dite -Ben Blushi.

  4. Po -po ke shume te drejte ka qene koha kur ajo qe te ka -pjelle-ty shkerdheheshe me sekretaret e partise,me instruktoret e partise prandaj je ngjizur keshtu je bere morr ikuq qe nuk te rrihet pa llomotitur me te tjeret.Ti nuk u lagerke as nga te fyerat dhe as nga te sharatme nene,moter dhe grua .Kjo tregon qe ti je -Kopil-qe je ngjizur neper zyrat e sekretareve te partise.

  5. Top Channel nje dreq e di ku po shkon. I paska punet shume me keq nga cfare dihet. Ben Blushi nuk mund ta felliqte emrin e tij me shume se kaq. Thuhet qe eshte paguar per te shkuar aty nga burime te erreta por cfare po ben duket sikur pas futjes se nje dore te mire parash be xhep ,misioni eshte ta shkaterroje plotesisht ate tv. Cdo dite nga nje vendim qesharak . Cdo njeri i ri qe merr ne pune eshte sa per te shtyre xa muaj. Do kete fatiin E ylli rakipit cdo njeri qe shkon aty tani. Financiarisht topi ka falimentuar me kohe. Po e mbajne me lemoshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu