• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ruçi-Basha, lojë nervash në parlament, bien dakort të ndërpritet seanca

Lajme, Të fundit



Mund të thuhet që opsioni i transmetimit direkt të videove nga Facebook ka imponuar një sens balancimi në sallën e parlamentit. Deri pak javë më parë, Gramoz Ruçi ishte i prerë dhe i vrazhdë me deputetët në përgjithësi. Sapo koha në dispozicion mbaronte, nuk kishte më diskutim që fjala do të ndërpritej.

Por transmetimi në Facebook dhe prej andej në të gjitha portalet dhe televizionet direkt nga salla e parlamentit, duket se i ka dhënë opozitës një armë më shumë kundër drejtuesit të seancës parlamentare. Pasi seancat parlamentare kanë dalë jashtë kontrollit disa herë, Ruçi ka ndryshuar taktikë duke synuar të shmangë kaosin e javëve të kaluara. Siç shihet në seancën e sotme, kur Basha ka marrë fjalën, ka konsumuar kohën e tij, ka marrë kohë shtesë dhe pastaj ka kërkuar ndërprerjen e seancës. Ruçi në fillim ka thënë se nuk do ta ndërpriste seancën, por pas pak minutash me foltoren e bllokuar, ia ka plotësuar kërkesën opozitës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *