Një edicion i ri dhe modern i pozicioneve të seksit është publikuar vetëm pak ditë më parë. Janë aty me detaje stile të reja dhe të vjetra që vijnë nga antikiteti. Nuk mungojnë ilustrimet.
Ky edicion quhet “Folio Society” dhe kushton 395 £. Për fat të keq ai ai është publikuar në vetëm 750 kopje. Ilustrimet janë bërë nga Victo Ngai. Ajo njihet si një nga ilustrueset femra që kanë mundur të zbërthejnë kodet e vjetra të atij që ka marrë emrin si “Libri i seksit”.
Dorëshkrimi origjinal daton fundin e shekullit të tretë dhe i ishte kushtuar një audience mashkullore. Tashmë Victo, një ilustruese amerikane me origjinë japoneze thotë se ka arritur ta modernizojë librin e Kamasutrës.
“Duke e ekzaminuar pjesë pas pjese kam zbuluar se ai fsheh edhe mesazhe për femrat” – tha ajo për revistën “Femail”.
“Për shembull, shumë nga skenat janë kompozuar në një mënyrë të tillë që shikuesit të përqendrohen te femrat pavarësisht se teksti është i stilit patriarkal” – shton ajo.
“Kama Sutra në thelb të tij është një libër udhëzimesh për të përfituar Karmën, dashurinë dhe kënaqësinë sensuale e cila është një ka 4 përbërësit e jetës. Seksi është në pjesën më të madhe të librit, por ka shumë më pak momente erotizmi sesa portretizim të kulturave të ndryshme. Pra, në vend që të tregoja thjesht pozicione seksuale, kam rrëfyer edhe rëndësinë që ka ky moment në jetën tonë”.
Çdo libër ka vetëm 25 interpretime seksuale të vizatuara në bardhezi. “Kama Sutra” është konsideruar si i pari dorëshkrim për seksin. Libri origjinal mendohet se u shkrua rreth 1600 vjet më parë. U përkthye në anglisht në vitin 1883 nën drejtimin e eksploruesit Richard Burton. ©LAPSI.al