• |
ide | kryesore

Habit i riu që vraun prindërit: Vrava dy grabitës, nuk janë prindërit e mi, nënën time e njoh nga dhëmbët

Lajme, Të fundit

Krimi brenda familjes trondit Peshkopinë. Një 26-vjeçar i sapo kthyer nga Anglia ka zbrazur një karikator kallashnikovi mbi prindërit e tij, duke i lënë të vdekur në vend. Vetëm pak minuta më pas, i riu Qemal Sela që shkaktoi tmerr dhe panik tek banorët e këtij qyteti përfundoi në pranga.


Drejtoria e Policisë së Qarkut të Dibrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ku mbetën të vrarë Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësisht 55 dhe 50 vjeç ndodhi mesditën e djeshme (rreth orës 12:25) në lagjen “Llixha”.


Mësohet se bashkëshortët Sela u ekzekutuan nga djali i tyre emigrant në katin e parë të ndërtesës 4 katëshe, i cili ishte kthyer në hotel që shërben për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë. Viktimat ishin pronarë të hotelit, ndërsa shfrytëzonin si banesë katin e parë. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia ka nisur hetimet.

Dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes 26-vjeçarit dhe prindërve për paratë që ai kishte sjellë nga Anglia. I riu Qemal Sela ka akuzuar familjarët se i kanë prishur lekët që kishte dërguar gjatë 7 viteve emigracion. Ndërkohë, dyshohet që autori i krimit të dyfishtë të jetë me probleme mendore. Të afërm të vrasësit kanë deklaruar se ai ka qenë i shtruar për 3 muaj në një spital psikiatrik në Angli.

Gjatë marrjes në pyetje, Qemal Sela ka folur përçart, duke e thënë: Vrava dy grabitës. Ata nuk janë prindërit e mi. Nënën time e njoh nga dhëmbët. Nuk është ajo që vrava. Ai tjetri e ka emrin Flamur, por nuk është babai im.

 

2 Comments

  1. kurr merr kokain si rama e drogohesh si shizofren e ben edhe avionin mushkonj,e lere ti babe e nen si te ishin frroku e ermonel felaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu